Edhe Ledri fton për përkrahje të fuqishme për Kosovën në UNESCO

Këngëtari i mirënjohur kosovar, Ledri Vula i është bashkuar fushatës për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

ShowBiz

03/11/2015 12:17

Përmes llogarisë së tij në Twitter, Ledri i ka ftuar të gjithë fansat e tij që t’i bashkohen fushatës që Kosova të jetë anëtare e barabartë e UNESCO-s. “Postoni fotografi të bukura të Kosovës sonë të bekuar duke përdorur thurjen #KosovoinUNESCO.

Pas votimit pozitiv të Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s muajin e shkuar, Asambleja e Përgjithshme e kësaj agjencie të specializuar pritet të votojë më 9 nëntor anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ndërkaq, kohë më parë Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ka nisur garën për fotografinë më të mirë ku ka ftuar të gjithë që të postojnë fotografi të trashëgimisë kulturore të Kosovës duke përdorur thurjen #KosovoinUNESCO, ndërsa autori i fotografisë më të mirë do të shpërblehet me një udhëtim për në Paris.