Edhe Kroacia siguron një vend në Kampionatin Botëror

Kroacia është kombëtarja e radhës që ka siguruar një vend në botërorin e Rusisë.

Sport

12/11/2017 22:35

Në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Piraues, Kroacia ka arritur një barazim pa gola (0-0) ndaj vendasve të Greqisë, për të siguruar pjesëmarrjen në ‘Rusia 2018’.

Ndeshjen e parë në shtëpi, Kroacia e kishte fituar me rezultat të thellë 4:1.

Sonte po ashtu, Kampionatin Botëror e siguroi edhe Zvicra, që eliminoi Irlandën e Veriut./Lajmi.net/