Edhe Kroacia pas Januzajt

Adnan Januzaj është në qendër të vëmendjes pas dy golave që realizoi në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Sunderlandit 2-1 të shtunën në debutimin e tij si titullar në Premierligë. Por, përveç tjerash, ylli kosovar është i përfshirë në një çështje të nxehtë se për cilën Kombëtare do të luajë. Së fundmi kanë qarkulluar njoftime…

Sport

07/10/2013 11:41

Adnan Januzaj është në qendër të vëmendjes pas dy golave që realizoi në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Sunderlandit 2-1 të shtunën në debutimin e tij si titullar në Premierligë.

Por, përveç tjerash, ylli kosovar është i përfshirë në një çështje të nxehtë se për cilën Kombëtare do të luajë. Së fundmi kanë qarkulluar njoftime se ai nuk dëshiron të përfaqësojë Shqipërinë pasi është në pritje të Anglisë.

Selektori i Anglisë, Roy Hodgson ka konfirmuar interesimin e tij për angazhimin e Januzajt. Belgjika është po ashtu në pritje të tij, mirëpo në ‘garë’ ka hyrë edhe një përfaqësuese tjetër. Veçernji List ka publikuar lajmin se edhe Kroacia është e interesuar për natyralizimin e Januzajt.

“Jemi duke punuar rreth kësaj. Na jepni disa ditë kohë e pastaj do të dalim me informacione zyrtare”, deklaroi drejtori i ekipeve Kombëtare të Kroacisë, Zorislav Srebric.