Edhe Kida gati për këngë të re!

Ndonëse e re në moshë e në skenë, Orhidea Latifi e njohur si Kida ka arritur një numër të madh të fansave. E kjo fal punës së palodhshme të këngëtares

ShowBiz

10/03/2015 13:20

Sukseset e një pas njëshme të këngëve të saj, duket se kanë bërë që Kida të punoj fort që të vijë me risi tjera.

Bëhet e ditur se Kida është në proces të finalizimit të këngës së saj më të re. Këngë kjo e cila do të publikohet në fund të muajit mars. Ndërkaq nuk është bërë e ditur nëse kjo këngë vjen në bashkëpunim me ndokënd apo është solo, por një gjë është e sigurt, fansat e saj mezi po presin risinë nga e pëlqyera e tyre. Lajmi.net