Edhe këto dyja ecën nëpër tepihun e kuq të Top Awards (Foto)

Ndoshta kaloi si pa u vënë re por është një nga momentet më interesante të “Top Awards” në Top Channel.

ShowBiz

26/06/2016 00:19

Ndërkohë që të gjitha vajzat ‘VIP’ zgjodhën fustane elegante duke nxjerrë kështu në pah format e bukura, këto dy vajza kanë bërë një gjë krejt të veçantë: janë lidhur me zinxhirë.

E kemi fjalën për gazetaret Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta që kanë përmbysur ‘skenarin’ në momentin e fundit dhe kanë zgjedhur që të protestojnë në tapetin e kuq, mbështjellë me pelerina, në temperatura të larta.

Pse kjo protestë? Shpjegimin e jep vet Fatma:

“Mbrëmë zgjodhëm që të mos bëjmë parakalimin e zakonshëm në tapetin e kuq në Top Aëards. Shfrytëzuam një ngjarje si kjo, për të veshur mbi rrobat e bukura petkun e vërtetë të këtyre kohëve. Erdhëm të veshura zi, të lidhura me zinxhirë, si çdo grua, çdo fëmijë, fundja çdo individ në këtë vend. Sollëm në festë pak dëshpërim, për të treguar se çudia më e madhe nuk duhet të zgjasë më tre ditë. Se nuk duhet të sensibilizohem vetëm kur shikojmë videoskandale…. Ishim aty si viktima, pa zë, pa fytyrë, të pafuqishme,si robëresha lidhur me zinxhir, ishim aty si çdo grua që kështu ndihet çdo sekondë të jetës së saj, si çdo fëmijë përballë mostrave me fytyrë njeriu… Ishim aty…..ishim aty…. dhe ndoshta nuk panë edhe këtë herë…ashtu siç bëjnë më të dobëtit në këtë vend. Pak rëndësi ka, ne ishim aty për t’i kujtuar thitë të pranishmëve veshjen e vërtetë poshtë xixave e teminave…. për t’i treguar si e kemi veshur shpirtin këto kohë!”./ Shqiptarja