Edhe këtë gjë e bën për Encën modeli në klipin “Dua”

Ditë më parë, këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar projektin "Dua".

ShowBiz

26/03/2018 11:40

Kësaj kënge ajo ia shoqëroi edhe videoklipin në të cilin erdhi me skena të nxehta me modelin, Pierluigi Fracassi, shkruan lajmi.net.

Ai po vazhdon ta përkrah Encën përmes rrjeteve sociale dhe së fundi ka bërë një veprim me të cilin ka habitur të gjithë.

Në një video që ka publikuar në Insta-Story, protagonisti i klipit i cili shfaqet i zhveshur në pjesën e sipërme ka shkruar në gjoks “Dua”, duke etiketur Encën.

Kënga e saj tashmë ka marrë afro 2 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/