Edhe këtë gjë e bën e dashura për Mesut Ozilin

Muajt e fundit futbollisti Mesut Ozil e ka bërë publike lidhjen me aktoren dhe modelen e njohur turke, Amine Gulse.

ShowBiz

23/10/2017 10:10

Çifti kanë kaluar pushimet përkrah njëri-tjetrit dhe nga atje kanë publikuar kohë pas kohe imazhe për ndjekësit në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Amine është e pranishme në shumë prej ndeshjeve futbollistike ku luan i dashuri i saj, Mesut për t’i dhënë përkrahjen maksimale.

Së fundi, ajo ka postuar një fotografi të tij në rrjete sociale të cilën e ndau prej një loje të Ozilit, duke i vënë një emoji zemër.

Që të dy, si Amine ashtu edhe Mesut janë shumë të suksesshëm në profesionet e tyre, njëri në aktrim dhe tjetri në futboll. /Lajmi.net/