Edhe Juventus po konsideron një lëvizje për James Rodriguez

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se edhe Juventus po futet në garë për yllin kolumbian.

Sport

17/11/2018 16:17

“Corriere dello Sport” shkruan se Juve po monitoron situatën e të ardhmes së James Rodriguez, transmeton lajmi.net.

Mesfushori aktualisht po vuan nga një lëndim në gju, por pritet që të vazhdojë kontratën me Bayernin në fund të sezonit, pasi kaloi dy vite në formë huazimi.

Juve thuhet se po mbanë situatën nën vëzhgim, dhe në rast se Bayern nuk vazhdon kontratën me lojtarin, ata do të bëjnë ndonjë lëvizje. /Lajmi.net/