Edhe Juventus pas De Ligt

Juventus po planifikon që të bind Matthijs De Ligt të nënshkruaj me “Zonjën e Vjetër”.

Sport

09/11/2018 16:34

Qendër mbrojtësi i Ajax thuhet se ka pranuar një ftesë për të udhëtuar në Torino, me Juventus që po tenton të nënshkruaj me lojtarin, shkruan “Calciomercato”, transmeton lajmi.net.

Juventus po bisedon edhe me agjentin e lojtarit për ta bindur se destinacioni i duhur i radhës për holandezin është Italia, saktësisht Juventus.

Kampioni i Serie A do të has në konkurrencën e Manchester City dhe Barcelonës për të siguruar shërbimet e lojtarit. /Lajmi.net/