Edhe Haradinaj e mirëpret marrëveshjen për emrin e Maqedonië

Kryeministri Ramush Haradinaj ka mirëpritur marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë. Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, Haradinaj thotë se ngjarjet e tilla përafrojnë gjithë rajonin me strukturat dhe vlerat e synuara euro-atlantike.

Lajme

12/06/2018 21:27

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

I gëzohem lajmit të shumëpritur për arritjen e marrëveshjes historike për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Lidershipi i të dyja vendeve u tregua i vendosur dhe vizionar për të kontribuar në përmbylljen e një çështjeje të hapur të Ballkanit Perëndimor.

Çdo lajm i mirë nga rajoni ynë, na përafron të gjithëve me strukturat dhe vlerat Euro-Atlantike të cilat bashkërisht i synojmë.

Uroj që në këtë frymë konstruktive të përmbyllen të gjitha temat tjera historike të mbetura hapur nga e kaluara në Ballkan.