Edhe Guardiola kritikon ashpër Sterlingun për penalltinë ndaj Shakhtarit

Pep Guardiola ka kritikuar Raheem Sterling për penalltinë e fituar në fitoren e Manchester Cityt ndaj Shakhtarit.

Sport

08/11/2018 09:20

Reprezentuesi anglez ka fituar një penallti të paqenë ndaj Shakhtarit, gjë e cila nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Pep Guardiola.

“Ne e kuptuam se incidenti i Raheem Sterling nuk ishte një penallti”, ka deklaruar Guardiola, përcjell ‘lajmi.net’.

“Raheemi mund t’i ketë treguar gjyqtarit se nuk është shkelur. Neve nuk na pëlqejnë të shënojmë në të atë mënyrë”.

“Gjyqtarët duhen të ndihmohen, sepse ata nuk duan të bëjnë gabime”./Lajmi.net/