Edhe Gruevski në faljen e Bajramit (Foto)

Kryeministri i Republikësë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot në mëngjes mori pjesë në Faljen e namazit të Bajramit, në xhaminë në Shuto Orizare, në Shkup.

Lajme

28/07/2014 16:28

Gruevski besimtarëve të pranishëm ua uroi festën duke u dëshiruar shëndet të mirë, suksese, paqe dhe prosperitet në familjet.

Ai u dëshiroi mirëqenie dhe festë të këndshme.

Njëherësh Gruevski dërgoi mesazh për unitet dhe respektim të ndërsjellë si bazë për progres dhe zhvillim të përgjithshëm në vend.

Ardhja e Gruevskit nw xhami nuk është pritur nga shumë të pranishëm, duke pasur parasysh protestat e fundit të shqiptarëve, të cilat me infiltrimin e disa radikalëve islamikë, kanë marrë edhe konotacion fetarë, e jo kombëtar.