Edhe gruaja e Erion Veliajt kontribuon në klipin e ri të Noizyt!

Kënga e re "Parku i Lojërave" është publikuar dje në kanalin zyrtar, Youtube.

ShowBiz

25/09/2018 17:45

Këtë projekt reperi Noizy e ka paralajmëruar tash e një kohë me reperin e famshëm italian, Ghali, shkruan lajmi net.

Me tu publikuar kënga ka filluar të pëlqehet tejet shumë nga publiku e cila vetëm për një ditë numëron mbi gjysmë milion klikime.

Është kjo bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa e cila ka qenë bashkëpuntore e tyre në klipin e ri. “3am…, korrik 2018, pas perfundimit te xhirimeve per « Parku i lojrave » me @noizydhe @ghali ????”, ka shkruar ajo.

Duhet theksuar se Ajola dhe Erion Veliaj së shpejti pritet të bëhen prindër. /Lajmi.net/

YouTube player