Edhe Gremio pas Kakas

Leite Kaka mund të largohet nga Milani këtë verë. Dhe, interesimi i skuadrave për të nuk mungon. Së fundmi, listës së ekipeve që e duan mesfushorin brazilian është Gremio.

Sport

17/06/2014 10:22

E ardhmja e Ricardo Kaka është gjithnjë e më e paqartë. E përditshmja italiane \’Corriere dello Sport\’ raporton se së fundmi interesim për mesfushorin brazilian ka shprehur Gremio, edhe pse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga menaxheri i tij.

Mirëpo, mediat italianë shkruajnë se në klauzolën e kontratës së numrit 22 Rossoner, shkruan se në rast të largimit, ai mund të përfundojë në Sao Paolo.

Milani e riktheu sezonin e fundit Kakan, i cili i kaloi katër vjet zhgënjyes në Real Madrid. As në San Siro, me rikthimin e tij, nuk tregoi kushedi se çka.

Rroga e Kaka në Milan është 8 milionë euro dhe për këtë, Rossoneri po mendojnë ta lirojnë.