Edhe Gjermania angazhohet në luftën kundër Shtetit Islamik?

Gjermania mund të dërgojë 1,200 trupa në Lindjen e Mesme deri në fund të vitit, për të siguruar mbështetje aeroplanëve dhe anijeve të vendeve të koalicionit që po luftojnë kundër shtetit islamik”, ka bërë të ditur sot gjenerali Folker Viker.

Bota

29/11/2015 15:34

Plani i cili duhet të aprovohet nga parlamenti, nuk përfshin pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në ofensivën ajrore të koalicionit, ka deklaruar Viker për “Bild am Sonntag”, transmeton lajmi.net.

Qytetarët gjerman janë kundër dërgimit të trupave jashtë vendit e sidomos në misione paqeruajtëse, pjesërisht për shkak të kujtimeve ndaj militarizmit nazist.

Viker ka pranuar se fregata gjermane do të ndjekë pas aeroplanbartësen franceze “Charles de Gaulle”, aeroplanët e të cilët do ti furnizojë me kerozinë aeroplanët e koalicionit. (lajmi.net)