Edhe Gjakova me seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn

Me iniciativën e Grupit të Kuvendarëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe mbështetur nga të gjitha Grupet e Kuvendarëve nga subjektet e tjera politike në KK të Gjakovës, nesër, me datë 12 janar 2017, (e enjte), Kuvendi i Komunës në Gjakovë mban seancë të jashtëzakonshme për rastin Haradinaj.

Lajme

11/01/2017 20:05

Në fund të seancës, Kuvendi i Komunës së Gjakovës do të votojë deklaratën e përbashkët kundrejt ndalimit të Haradinajt në Francë.

Takimi mbahet në sallën e madhe të KK Gjakovë, nga ora 10:00.