Edhe Getinjo reagon për fshirjën e këngës së Mozzik

“Madam” e Mozzik është fshirë nga kanali Youtube.

ShowBiz

20/04/2018 10:44

E për këtë fshirje, përgjegjësinë e ka marrë labeli ‘On Records’, të cilët sipas tyre, në një prononcim për lajmi.net, kanë thënë se fshirja ka ndodhur pasi Mozzik ka përdorur ‘beatin’ e tyre, pa të drejtë autori.

Pas kësaj fshirje ka ardhur edhe reagimi i Mozzik ku iu tha labelit të tyre ‘Mare ju qoftë’.

Padyshim që në këtë mes nuk ka mundur të mungonte as reagimi i Getinjos.

Në Instastory Getinjo ka hedhur një fotografi ku iu drejtuar On Record-save, duke iu thënë se kot mundohen, sepse nuk mund ta ndalin “popullatën” për t’i dëgjuar ata.

Nga ana tjetër, Mehmet Eshani, menaxheri i ON Rec, ka bërë një postim në Instagram ku tregoi se si beatat që po përdor Mozzik bëhen te labeli i tij./Lajmi.net/

screenshot_3