Edhe Fiorentina pas Xhemajlit

Interi nuk është i vetmi ekip i interesuar për Blerim Xhemajlin. Mediat italiane shkruajnë se edhe Fiorentina ia ka vënë syrin mesfushorit shqiptar, i cili pritet të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere.

Sport

07/05/2014 14:53

Blerim Xhemajli do të largohet gjithsesi nga Napoli gjatë kësaj vere. Dhe, interesimi për mesfushorin shqiptar nga ana e skuadrave nuk mungon.

Deri tash, ekipi më i interesuar për përfaqësuesin zviceran dukej të ishte Milani, por jo vetëm.

Së fundmi, Rai Sport shkruan se për futbollistin shqiptar nga Maqedonia, interesim ka shprehur edhe Fiorentina e Vincento Montella.

Rossoneri e donin vitin e kaluar ish futbollistin e Torinos dhe Parmës, me synimin që ta shkëmbenin me Antonio Nocerinon.

Por, ky transferim mund të realizohet gjatë verës. Por, edhe ekipi Viola është në gatishmëri, për çdo rast.

Xhemajli nuk bën pjesë në planet e trajnerit Rafael Benitez, prandaj largimi i tij nga San Paolo është i pashmangshëm.