Edhe Euronews paralajmëron fitoren e PDK-së (Video)

Shumica e mediave relevante ndërkombëtare kanë raportuar për procesin e sotëm zgjedhor në Kosovë. Disa prej tyre, duke u thirrur në sondazhe, kanë thënë se PDK, pritet të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve. 

Lajme

08/06/2014 19:22

Televizioni Euronews, ka raportuar se zgjedhjet po shkojnë mirë. Kjo media, duke u bazuar në sondazhet e fundit, raporton se partia që pritet t’i fitojë zgjedhjet është ajo e kryeministrit aktual Hashim Thaçi. 

“Sipas sondazheve të fundit, PDK partia e kryeministrit Hashim Thaçi ka shanse të fitojë zgjedhjet me pothuajse një të tretën e votave. Megjithatë, Thaçit do t’i duhet ndihma e partnerëve të koalicionit për ta formuar qeverinë e re”, raporton Euronews.

Kliko linkun: http://de.euronews.com/2014/06/08/parlamentswahl-im-kosovo-ohne-zwischenfaelle/