Edhe Erdogani flet për ngjarjet në Maqedoni

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i përshkroi si alarmante ngjarjet në Maqedoni, duke shtuar se dhuna nuk mund të jetë dalje nga cilido problem, kumtoi televizioni privat turk NTV.

Lajme

28/04/2017 13:16

“Dëshirojmë që në Maqedoninë miqësore dhe vëllazërore sa më shpejt të arrihet paqe dhe stabilitet”, deklaroi Erdogan në fjalimin e sotëm në Stamboll.

Në deklaratën e veçantë të presidentit të Turqisë shprehet “shqetësim i thellë” për shkak të dhunës në Parlamentin e Maqedonisë dhe nxitet formimi i Qeverisë së re me respektimin e parimeve demokratike.

“Maqedonia ka rëndësi kyçe për vendosjen e paqes së qëndrueshme në Ballkan”, vlerësoi presidenti turk, transmeton BTA.