Edhe dy përforcime

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka bërë të ditur se mund të sjellë edhe një ose më së shumti dy përforcime, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

02/08/2014 21:21

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se mund të sjellë edhe dy përforcime para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Gjiganti londinez bleu Alexis Sanchezin, Mathieu Debuchyn dhe Calum Chambers, por Wenger nuk e ka përjashtuar mundësinë e angazhimit të ndonjë përforcimi tjetër për sezonin e ri.

“Kush është në radhë për Arsenalin? Nuk e di. Mund të jetë edhe një përforcime. Një, ose dy më së shumti”, deklaroi Wenger për “BT Sport”.

I pyetur nëse është pranë ndonjë blerje të re, Wenger shtoi: “Jo, vërtetë jo. Nëse ofrohet ndonjë mundësi e mirë do të veprojmë përndryshe për momentin nuk jemi afër transferimit të askujt. Jam mjaft i lumtur me ekipin që kemi për momentin edhe pse jemi pak në numër mbrapa, ndoshta”.