Edhe dy kombëtare tjera sigurojnë një vend në botërorin e Rusisë

Maroku dhe Tunizia janë kombëtaret e radhës që sigurojnë pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror.

Sport

11/11/2017 20:47

Kombëtarja e Marokut ka siguruar një vend në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, me fitoren e realizuar ndaj Bregut të Fildishtë.

Maroku arriti të mposht në udhëtim 0-2 Bregun e Fildishtë me golat e Dirar dhe Benatia, për të arritur këtë sukses të madh.

Kjo është hera e parë që Maroku do të luaj në një botëror pas 20 viteve.

Në anën tjetër, Tunizisë i mjaftoi një barazim me Libinë, për të siguruar pjesëmarrjen./Lajmi.net/