Edhe ‘Dukagjini’ i bashkohet Vala-s, gati krijimi i komunitetit gjithëuniversitar (Foto)

Qëllimi i Vala-s është që studentët nga të gjitha universitet dhe kolegjet në vend, të bëhen anëtarë të pakos n’Trip, anëtarësim i tyre do të mundësonte përmirësimin e komunikimit mes studentëve për shkak se pako përban biseda të pakufizuara mes anëtarëve të saj dhe 2 gigabajt internet 3G dhe 4G.

Lajme

30/07/2015 12:15

Mbi 500 studentë të Kolegjit Universitar “Dukagjini” nga Peja,  i janë bashkuar që nga dita e sotme operatorit publik Vala, duke u bërë pjesë e pakos n’Trip.

Nënshkrimi të kontratës mes Vala-s dhe kolegjit Dukagjini, i parapriu marrëveshja që u nënshkrua ditë më parë nga Vala dhe kolegji Universum, ku 3 mijë studentë nga ky kolegj iu bashkuan operatorit publik Vala.

a

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Menaxhues i Vala-s,  Agron Mustafa dhe Menaxheri i Përgjithshëm i Kolegjit “Dukagjini”, Kastriot Gjocaj.

“Ditë më parë nënshkruam marrëveshje me kolegjin Universum, ndërsa sot po nënshkruajmë me Dukagjinin. Studentët e dy kolegjeve tani janë pjesë e një pako dhe mund të zhvillojnë biseda palimit mes vete dhe me mbi 25 mijë anëtarë tjerë të pakos N’trip. Jemi shumë të kënaqur që kolegji Dukagjini është bërë pjesë e jone duke u rikthyer në Vala, pasi përfaqëson nje emër të nderuar jo vetëm në rrafshin e Dukagjinit, por në të gjithë Kosovën”, tha Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.

aa

Sipas tij, janë edhe disa kolegje tjera dhe universitete, me të cilat do të nënshkruhen marrëveshje gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa qëllimi final është që të gjithë studentët në Kosovë të jenë pjesë e një grupi apo komuniteti.

“Duke iu uruar mirëseardhje kolegjit Dukagjini, dëshroj t’iu bëj me dije që qëllimi ynë final është që të gjithë studentët në Kosovë të jenë pjesë e të njëjtës pako ku do të mund të komunikonin palimit mes vete. Pako përmbush kërkesat e të rinjëve, studentëve pasi përmban 2 giga internet 3G dhe 4G  dhe 500 SMS”, pohoi më tutje Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.

Menaxheri I përgjithshëm i Kolegjit Dukagjini, Kastriot Gjocaj, u shpreh i kënaqur nga mundësia që Vala iu ka ofruar të rinjëve duke lansuar pakon n’Trip.

“Nga dita e sotme mbi 500 studentë të kolegjit Dukagjini do të jenë pjesë e Vala-s. Na gëzon ky fakt, sepse Vala është e Kosovës dhe është një kompani e jona. Bashkëpunimi ynë me Vala-n nuk do të ndalet me kaq”, theksoi Gjocaj.