Edhe deputetë edhe profesorë! /Dokument

Paga që e marrin si deputetë është vetëm një burim i të ardhurave për shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi që shumica prej tyre kanë edhe punë tjera.

Lajme

17/06/2018 13:01

Një numër i konsiderueshëm i deputetëve punojnë edhe si profesorë në Universitete publike e Kolegje private.

Një gjë të tillë të paktën ata e kanë bërë të ditur vetë në deklarimin e pasurisë për vitin e kaluar, shkruan lajmi.net.

Më aktivë në punën e tyre edhe si profesorë po tregohen deputetët e LDK-së.

Kujtim Shala, Lutfi Zharku e Hykmete Bajrami kanë deklaruar se marrin pagë edhe nga Universiteti i Prishtinës.

Kurse Lumir Abdixhiku e Naser Rugova janë të punësuar në kolegje private. E Vjosa Osmani gjithashtu merr pagë nga një universitet në SHBA.

Në Universitetin e Prishtinës gjithashtu është i punësuar edhe deputeti i PSD-së, Salih Salihu.

Në Kolegje private po del se punojnë një numër më i madh i deputetëve.

Naser Osmani, Fisnik Ismaili, Ilir Deda, Memli Krasniqi, Xhevahire Izmaku e Bekim Haxhiu kanë deklaruar të hyra vjetore nga disa kolegje në vend.

Veç si profesorë shumë deputetë tjerë kanë edhe profesione tjera.

Disa prej tyre kanë deklaruar se punojnë si mjekë, kurse ka tjerë që janë të punësuar në institucione të ndryshme ku marrin pagë dytësore.

Deputetët shpesh janë akuzuar për mungesën në seancat e Kuvendit.

Organizatat që monitrojnë punën e këtij institucioni kanë vërejtur se shumë prej tyre vetëm nënshkruhen për mëditje, dhe pastaj nuk marrin pjesë në seancë. /Lajmi.net/

fisi salihu