“Edhe Cristiano Ronaldo kritikohet”

Danny Welbeck e ka mirëpritur konkurrencën e shtuar në Arsenal, si dhe i ka hedhur poshtë kritikat nga ata që vazhdojnë të dyshojnë në të, duke thënë se madje as Cristiano Ronaldo nuk është imun ndaj kritikave.

Sport

09/04/2018 22:48

Gjatë karrierës së tij, sulmuesi anglez e ka ndarë opinionin rreth vlerës së tij për klubin dhe Kombëtaren.

Ai e ka përfaqësuar Manchester Unitedin dhe Arsenalin në garat vendore dhe evropiane, si dhe është paraqitur 37 herë për “Tre Luanët”, por ka vuajtur nga problemet fizike dhe kurrë nuk ka mundur të jetë mjaft frytdhënës.

“Në futbollin profesionist gjithmonë ekzistojnë kritikët. Mund ta shihni se ka njerëz që e kritikojnë Cristiano Ronaldon, edhe pse ai është në kulm të karrierës”, ka thënë Welbeck.