Edhe Besnik Qaka i bashkohet projektit sensibilizues “Ti barabartë unë”

Më 3 dhjetor shënohet dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta.

ShowBiz

30/11/2018 13:14

Këtë vit do të publikohet një klip në rrjetet sociale ku do të marrin pjesë personazhe publike nga profesione të ndryshme të shoqëruar nga këta persona, shkruan lajmi.net.

Së fundmi është edhe këngëtari, Besnik Qaka i cili i është bashkuar kësaj kampanje dedikuar personave me nevoja të veçanta.

“Këngëtari Besnik Qaka NRG Band do të jetë pjesë e kampanjës sensibilizuese dedikuar personave me nevoja të veçanta “Ti Barabartë Unë”. I shoqëruar me Donik Berishën, prisni videoklipin më 3 Dhjetor 2018! Faleminderit Besnik!”, shkruan në postimin e publikuar te faqja zyrtare e tyre. /Lajmi.net/