Edhe Bes Kallaku e përkrah Elvana Gjatën

Dje ka publikuar projektin e ri muzikor.

ShowBiz

20/10/2018 12:10

“Shade” mban titullin kënga e re e Elvanës në bashkëpunim me producentin, Poo Bear të cilën e ka sjell edhe me videoklip, shkruan lajmi.net

Pas ngjarjeve të fundit për çka u përfol mjaft shumë emri i Elvanës, artistët shqiptarë vazhdojnë të përkrahin atë.

Xhensila Myrtezaj, Fjolla Morina, Aurela Gaçe e së fundmi aktori dhe këngëtari, Bes Kallaku po e mbështesin publikisht Elvanën.

Besi ka shpërndarë videon e Elvanës nga faqja e famshme “Artistët shqiptarë”, i cili e etiketon atë.

Kujtojmë që, ditë më parë policia ka shpallur në kërkim Elvana Gjatën, si e përfshirë në ngjarjen e ndodhur në ish bllok, atje ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë. /Lajmi.net/