Edhe Bebe Rexha koncert në Prishtinë?

Këngëtaret shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa kanë mbajtur koncert në Prishtinë.

ShowBiz

18/08/2018 10:39

Për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Rita Ora ka mbajtur një koncert madhështor në Prishtinë, shkruan lajmi net.

E pas Ritës është Dua e cila ishte e pranishme javën e kaluar në “SunnyHill” me 10,11 dhe 12 gusht kurse tani siç duket radha është tek Bebe Rexha.

Prive ka marrë vesh se Bebe pritet që të vijë në Prishtinë gjatë muajit tetor dhe ardhjen e saj këtu, e mundëson një bankë komerciale që operon në Kosovë.

Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, në ditët në vijim mësohet e vërteta rreth kësaj. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BmhcvBxFc6m/?hl=en?&taken-by=beberexha