Edhe Bayern Munich tallet me festimin e Messit në Bernabeu (FOTO)

Bayern Munich është tallur me Lionel Messin.

Sport

08/05/2017 17:12

Nga një festim që u cilësua si provokim për tifozët e Real Madridit, festimi i Lionel Messit në ‘Santiago Bernabeu’, është kthyer në tallje.

Është tani skuadra kampione e Bundesligës, Bayner Munich, që ka ironizuar me yllin argjentinas.

Ata në faqen zyrtare të tyre, kanë vendosur Lionel Messin nga momenti i festimit në Bernabeu, duke i bërë montazh fanellën e portierit të tyre, Starke.

Starke ishte heroi i Bayernit në fundjavë, duke pritur penalltinë në minutat e fundit të ndeshjes në fitoren 1:0 të bavarezëve ndaj Darmstadt./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6