Edhe Bayern do të futet në garë për Frenkie de Jong

Bayern Munich mund të jetë skuadra e radhës që do t’i bashkohet garës për shërbimet e Frenkie de Jong.

Sport

08/12/2018 23:20

Mesfushori holandez është njëri nga lojtarët më të kërkuar momentalisht në futbollin evropian.

Skuadra si Barcelona, Manchester City apo Paris Saint Germain po e kërkojnë me ngulm yllin e Ajaxit.

“Goal” shkruan se së fundmi, situatën e lojtarit po e vëzhgojnë edhe gjigantët bavarez.

Ditë më parë është thënë se PSG ka arritur një marrëveshje me lojtarin, për75 milionë euro.

Megjithatë, gjigantët e Evropës janë ende me shpresën se këto janë vetëm thashetheme dhe nuk po dorëzohen në garën për lojtarin. /Lajmi.net/