Edhe Ban i shqetësuar, liderët e Kosovës e kanë futur vendin e tyre në rrugë pa krye

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon është i shqetësuar me zhvillimet politike në Kosovë dhe dështimin për krijimin e institucioneve, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura gati gjashtë muaj më parë, më 8 qershor.

Bota

04/12/2014 11:58

Në raportin e tij për periudhën prej 16 korrikut e deri më 15 tetor të vitit 2014, që është publikuar në faqen në Internet të OKB-së, Ban sië raporton Koha.net, thekson se është veçanërisht i shqetësuar për bllokadën e zgjatur politike në Prishtinë dhe ndikimin negativ të saj në progresin e arritur deri tash në forcimin e institucioneve demokratike dhe të proceseve në Kosovë.

“Kërkoj fuqishëm nga të gjitha entitetet politike të Kosovës, e veçanërisht nga liderët e tyre, për t’i intensifikuar përpjekjet për ndërtim në suksesin e zgjedhjeve të 8 qershorit dhe të sigurojnë se rruga pa krye aktuale po kapërcehet”.