Edhe Arsenali viktimë e Chelseas (Video)

Skuadra e Chelseas ka arritur të shënojë fitoren e radhës në Premier Ligë, pasi ka mposhtur në shtëpin të vet skuadrën e Arsenalit me rezultat solid prej 2-0.

Sport

05/10/2014 18:14

Ndeshja ishte me intensitet të lartë që në fillim të takimit. Në minutën e 27’ Eden Hazard kalon 3 lojtarë të Arsenalit, për të fituar një penalti, pasi u faulua në zonë nga Koscielny.

Ai e morri vet përsipër goditjen e penaltisë duke qenë i saktë dhe duke i dhënë kështu epërsinë skuadrës së tij.

Pjesa e dytë ishte paksa më e qetë. Në minutën e 78’ Cesc Fabregas bën një asistim perfekt te Diego Costa i cili e parabollon portierin e Arsenalit, për të dyfishuar epërsinë e Bluve të Londrës.

Me këtë fitore, Chelsea është lider në tabelën e Premier Ligës pasi ka grumbulluar plotë 19 pikë nga shtatë ndeshje të zhvilluara.

Video