Edhe Arsenali kërkon Shaqirin

Arsenali është skuadra e fundit që është futur në garë për të siguruar shërbimet e anësorit të Bayernit, Xherdan Shaqirit.

Sport

03/11/2014 17:37

Xherdan Shaqiri është duke u lidhur me një largim nga Bayerni gjatë janarit, edhe pse Guardiola shpesh ka përmendur që ai konsiderohet si lojtar i rëndësishëm për bavarezët.

Sidoqoftë, gjigantët e Premier Ligës janë duke kërkuar me ngulm shërbimet e tij. Sipas raporteve të fundit të bëra në mediat angleze, Arsenali është skuadra e fundit që është futur në garë për shërbimet e Shaqirit.

Liverpooli ështëduke e ndjekur 22 vjeçarin për një kohë të gjatë, ku së fundmi ka marrë rivalitetin e Tottenhamit dhe tashmë edhe të Arsenalit.

Shaqiri u transferua te Bayerni në vitin 2012, dhe që nga atëherë ai ka bërë 75 paraqitje me këtë fanellë duke shënuar 16 gola.