lajmi.net

Edhe ambasadori i SHBA-së në Serbi dënon ndalesën e karateistëve kosovarë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greag Delawie dhe ai në Serbi, Kyle Scott, kanë dënuar veprimin e autoriteteve serbe për të penguar karateistët kosovarë që të marrin pjesë në Kampionatin Evropian në Novi Sad.

Lajme

10/05/2018 17:25

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Scott, ka theksuar se ‘është shumë pikëlluese të shohësh ëndrrat e tyre të thyen nga politika ndërkombëtare mbi të cilën ata nuk kanë protokoll’.

“Normalizimi i marrëdhënieve së paku do të nënkuptonte që atletët e rinj, pavarësisht përkatësisë etnike të ishin të lirë për të garuar në gara ndërkombëtare”, ka shkruar Scott, në Twitter, tekstin të cilin e ka rishpërndarë edhe Delawie.

Ndryshe, përfaqësuesja e karatesë do të duhej të merrte pjesë në kampionatin evropian të karatesë, që mbahet në Novi Sad të Serbisë.

Gjithashtu përfaqësuesja e Kosovës u ndaluar të hyjë edhe pas tentimit të dytë.

Lexoni edhe:

SHBA reagon pas vendimit të Serbisë për ndalimin e karateistëve të Kosovës

LM