Edhe aktori i njohur turk ka uruar Ditën e Flamurit

Dje është shënuar 106 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

ShowBiz

29/11/2018 16:29

Me këtë rast fytyrat e njohura publike nuk ngurruan të urojnë festën e Flamurit në forma të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, urimi i cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte ai i aktorit turk, Tolgahan Sayisman apo siç njihet për publikun “Çënar”.

“Gëzuar Ditëlindjen Shqipëri”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.

Ndryshe, Tolga është i martuar me aktoren dhe prezantuesen shqiptare, Almeda Abazi të cilët së shpejti do bëhen prindër. /Lajmi.net/