Edhe aeroplanë britanikë sulmojnë caqet e IS në Irak

Ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon ka thënë se avionët luftarakë të Britanisë kanë kryer të martën sulmet e para ajrore kundër militantëve të “Shtetit Islamik” në Irak.

Bota

30/09/2014 21:43

Fallon ka thënë se dy aeroplanë luftarakë të Britanisë “kanë identifikuar dhe sulmuar një pozicion të armëve të rënda”, që rrezikonte forcat kurde në veri të Irakut.

Radio Iraku i Lirë raporton se aeroplanët britanikë kanë fluturuar edhe mbi qytetetin Garma dhe Falluxha të provincës Anbar, të cilat janë nën kontrollin e militantëve islamikë, por të rrethuara nga forcat qeveritare të Irakut.

Të martën, sulmet ajrore të SHBA-ve dhe të forcave irakiane kanë goditur militantët e “Shtetit Islamik” edhe në perëndim dhe jug të Bagdadit, ku raportohet se kanë humbur jetën dhjetëra luftëtarë.