Edhe 20 uzurpatorë do të largohen nga pronat e uzurpuara – Lajmi.net
Edhe 20 uzurpatorë do të largohen nga pronat e uzurpuara
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 9:19, 12 April 2017
Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Ekrem Hajdari, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se deri në fund të javës edhe 20 uzurpatorë do të largohen nga ndërmarrjet shoqërore, të cilat janë të uzurpuara prej përfundimit të luftës e deri më tash

Deri në fund të kësaj jave Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) do t’i largojë edhe 20 uzurpatorë nga ndërmarrjet shoqërore, që ata i kanë uzurpuara prej përfundimit të luftës e deri më tash. Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari, thotë se momentalisht janë edhe 56 persona të evidentuar si shfrytëzues të paligjshëm të ndërmarrjeve shoqërore (NSH).

Sipas tij, deri në fund të javës do të largohen 20 prej tyre derisa edhe 37 të tjerë përfundimisht do të largohet më së voni deri në përfundim të këtij viti.

“Në fillim kanë qenë më shumë se 600 uzurpatorë, ndërsa tash i kemi vetëm 56. Gjatë javës do të largohen edhe 20 të tjerë. Ne momentalisht po kemi probleme me uzurpatorët që janë në veri të Kosovës. Për këtë çështje ne keni kërkuar një takim me drejtues të kësaj Komune”, ka thënë Hajdari për gazetën Zëri.

Fjalët kyçe: AKP, Pronat shoqerore, uzurpimet

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Berry Rush
  • Play Rock Wheels
  • Play Urban Basketball