Edeson i Cityt hyn në ‘Guiness’

Portieri i Manchester City-t Ederson ka shijuar një vit të parë fantastik në Premier League, duke u bërë një nga portierët më të mirë në Evropë duke fituar Premier League dhe League Cup me Qytetarët.

Sport

10/05/2018 21:10

Tani ai mund të festojë një tjetër arritje të madhe, pasi ka hyrë në Librin e Rekordeve Guiness.

23-vjeçari ka treguar një certifikatë e cila e vlerëson si rekordmenin e topave të nisur nga portieri në futboll. Ai ka marrë çmimin më 10 maj, megjithëse nuk dihet akoma në mënyrë ekzakte shifra e arritur.

Distanca e pasimit të Ederson është padyshim e admirueshme në botën e futbollit dhe një nga aftësitë e tij më të mira është të bëjë këto pasime të gjatë me një saktësi mbresëlënëse.

Ky çmim tregon jo vetëm që ai është një pasues i saktë, por edhe një godisë topin larg, shumë larg.