Eder shokon botën: Babai im vrau nënën time

Heroi i Portugalisë në finalen e "Euro 2016", Eder, ka zbuluar një pjesë shokuese të jetës së tij.

Sport

14/07/2016 21:54

Ai zbuloi se babai ia ka vrarë nënën dhe për këtë arsye, gjendet në një burg në Angli.

“Babai im është në burg që nga koha kur unë isha 12 vjet. Ai është akuzuar për vrasjen e nënës sime”, deklaroi Eder, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ai u dënua me 16 vjet burg në Angli. Sa herë kam pasur mundësi, kam shkuar ta vizitojë”, u shpreh Eder.

“Vëllai im jeton në Portugali, njëra motër studion në Wolverhampton ndërsa tjetra jeton në Angli. Unë kam familje kudo, por jam rritur në një kolegj, që më ndihmoi të zhvillohem si futbollist”, shtoi portugezi.

Ai e ka mbajtur sekret këtë pjesë të jetës së tij ani pse luajti në Premierligë të Swansea.