Eden Hazard ‘shokon’ Real Madridin

Eden Hazard ka thënë se për të nuk do të paraqiste aspak problem edhe nëse do të pensionohej të Chelsea.

Sport

19/10/2018 11:01

27 vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madridi si zëvendësues i Real Madridit.

Ylli belg asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur në ‘Santiago Bernabeu’, por se ka aspak problem nëse këtë dëshirë nuk e realizon në të ardhmen.

“Unë mund të përfundoj karrierën me Chelsean, nuk është aspak problem”, ka deklaruar Hazard për ‘Sky Sports’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Jam shumë i lumtur me këtë klub, me ekipin, po ashtu edhe familja ime është e lumtur këtu”.

“Pra, nëse nuk shkoj në Spanjë, nuk është problem. I dua tifozët, mendoj se edhe tifozët më duan. Çfarë ndodhë në të ardhmen, unë do të jem i lumtur”./Lajmi.net/