Eden Hazard e ‘zbulon’ fituesin e Topit të Artë – Lajmi.net
Eden Hazard e ‘zbulon’ fituesin e Topit të Artë
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 9:26, 12 October 2018
Eden Hazard beson se Luka Modric e meriton Topin e Artë këtë vit.

Reprezentuesi belg ka thënë se mesfushori i Real Madridit e meriton të fitojë Topin e Artë pas një sezoni të mrekullueshëm.

Modric që me Realin fitoi Ligën e Kampionëve dhe me Kroacinë arriti deri në finale të Kupës së Botës në Rusi, është njëri nga favoritët kryesor për t’i dhënë fund dominimit Ronaldo – Messi në garën për Topin e Artë.

“Nuk besoj se unë do ta fitoj. Mendoj se Modric e meriton atë”, është përgjigjur Hazard në pyetjen se kush do të fitojë Topin e Artë.

“Aty janë tre apo katër futbollistë. Mund të them se Varane sepse edhe ai ka fituar shumë. Mund të them se edhe ai e meriton, mos të gënjehemi”.

“Por sinqerisht, mendoj se Luka Modric do ta fitojë atë, pas sezonit fantastik në Ligën e Kampionëve dhe suksesit në Kupën e Botës”./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO