Eddie Hearn bën krahasimin mes Joshua, Wilder dhe Fury

Eddie Hearn ka bërë krahasimin me Anthony Joshua, Deontay Ëilder dhe Tyson Fury.

Sport

16/02/2019 18:46

Ai këtë e ka bërë duke krahasuar 23 ndeshjet e para të boksierëve, dhe këtë e ka publikuar në faqen e tij në ‘Instagram’.

Joshua ishte adresa e disa kritikave ditëve të fundit, pasi bëri të ditur se do të ndeshet me Jarrell Miller, edhe pse kishte premtuar se do të përballet me Furyn apo Wilder.

Gjithsesi, promotori i tij, Hearn, ka publikuar një foto në ‘Instagram’ duke krahasuar karrierat e tre më të mirëve në peshat e rënda, duke krahasuar 23 ndeshjet e para të tyre.

Statistikat tregojnë se Joshua ka pasur kundërshtar shumë më të fortë sesa Tyson Fury e Deontay Wilder, transmeton lajmi.net.

Statistika nuk gënjejnë dhe shihet se AJ ka pasur konkurrencë më të madhe. Gjithsesi, ai ka qenë më i kritikuar sesa dyshja e lartpërmendur. /Lajmi.net/