Ed Sheeran pëson aksident, thyen krahun

Këngëtari i njohur botëror, Ed Sheeran ka pësuar aksident, duke u goditur nga një veturë.

ShowBiz

16/10/2017 15:41

Meqenëse gjendjen e ka jo të mirë, këngëtari është shtrirë në spital dhe pritet të anulojë çdo angazhim në muzikë, shkruan lajmi.net.

“Kam pësuar një aksident me biçikletë dhe jam duke i pritur ca këshilla mjekësore, të cilat mund të ndikojnë në disa prej koncerteve të mia të ardhshme. Ju lutem prisni që të merrni informacione të reja”, ka thënë ai në një postim në Instagram.

Kujtojmë që një muaj më parë, Ed Sheeran erdhi në bashkëpunim me këngëtaren kosovare Rita Ora, është kjo kënga “Your Song” e cila ka marrë afro 10 milionë klikime në Youtube. /Lajmi.net/