Ed Sheeran hyn në histori të top listave

Ed Sheeran ka hyrë në historinë e toplistave, meqë albumi i tij e ka kaluar javën e 73-të në top dhjetëshe.

ShowBiz

18/11/2015 17:26

Këngëtari dhe tekstshkruesi britanik tani e ka regjistruar “pushtimin” më të madh nga ndonjë artist tjetër britanik.

Ed e ka publikuar albumin e tij “X” gjatë muajit qershor të vitit të kaluar dhe tashmë ai u regjistrua si albumi i shitur më shpejtë ndonjëherë.

Që nga atëherë ai ka shitur dhjetë milionë kopje. “Viti 2015 përfundimisht do të mbahet në mend”, ka komentuar Sheeran.

“Gjatë verës Wembley ishte një ndriçim i madh në karrierën time, dhe tani kur dëgjoj se unë kam qëndruar më së shumti nga të gjithë artistët tjerë britanikë në top listën e dhjetëshes më të mirë, ka qenë si qershia mbi tortë për mua”.

“Për të gjithë fansat e mi të mrekullueshëm – Faleminderit!”, ka përfunduar ai./klankosova