Ecte 18 km për të shkuar në punë, kolegët bëjnë gjestin human kur e zbulojnë – Lajmi.net
Ecte 18 km për të shkuar në punë, kolegët bëjnë gjestin human kur e zbulojnë
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 20:39, 14 February 2018
Disa punonjës të UPS u bashkuan së bashku për të blerë një makinë për kolegun e tyre, pasi mësuan se bënte cdo ditë 18 kilometra rrugë në këmbë për të shkuar në punë.

Në mënyrë që të mblidhte të ardhura për vajzën e tij dhe familjen Trenton Lewis nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të zgjohej në tre të natës dhe të shkonte në punë, përcjell alebu.com

21-vjeçari nuk i tregoi askujt për këtë gjë dhe asnjëherë nuk kërkonte justifikime prej 7 muajsh që ai ishte në punë.

Por punonjësit e tjerë arritën që ta zbulonin. Dhe javën e kalur ndërmorrën një gjest shumë të rrallë. Ata i kërkuan Lewis që të vinte në një mbledhje të shkurtër sindikale.

Kur u shfaq në mbledhje fytyra e tij u ndryshua komplet. Nga habi kaloi në një buzëqeshje mirënjohëse pasi kolegët e tij i dhanë çelsat e një makine të re.

Ata i dhuruan një makinë që kushton pak më pak se 2.000 dollarë dhe tashmë i riu nuk duhet të ngrihet herët dhe të ecë me orë në shi dhe dëborë por do të shkojë me makinë në punë. /albeu.com/

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play iStunt 2
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bike Rivals