Ecja ndërgjegjësuese kundër kancerit të gjirit

Në Prishtinë sot është duke u zhvilluar marshimi tradicional “Ecja simbolike kundër kancerit të gjirit”, në kuadër të muajit të luftimit të kancerit në gji, siç edhe njihet muaji tetor.

Lajme

20/10/2018 12:51

Në këtë ngjarje po marrin pjesë shumë personalitete të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Aty u tha se zbulimi i hershëm i kësaj sëmundje është shpëtimi i jetës dhe suksesi i çdo gruaje.

Muaji tetor i përkushtohet ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit në të gjithë botën. Ndërsa në Kosovë, ky është viti i 11 që organizohet ecja solidarizuese, që tani më është bërë traditë. /Lajmi.net/