Ebola në Kosovë: S’është për panik, por për kujdes PO

Virusi ebola, përveç Afrikës Perëndimore, është përhapur edhe në Evropë. Ndaj këtij virusi vdekjeprurës vendi ynë ende nuk ka marrë masat e duhura mbrojtëse.

Lajme

13/08/2014 21:58

Megjithëse po thuhet se ky virus nuk e rrezikon Kosovën, një gjë të tillë e mohon Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Nëse dikush thotë se Kosova nuk mund të preket apo se nuk mund të rrezikohet nga virusi ebola nuk e transmeton të vërtetën. Kosova është e rrezikuar nga ky virus aq sa edhe shtetet e tjera të rajonit”, është shprehur Hoti.

“Masat e ndërmarra mbrojtëse janë standarde dhe në përputhje me situatën epidemiologjike, ndërsa asnjë vend në rajon e as në Evropë, sa kam unë informata, nuk ka aplikuar masa të izolimit të rreptë apo ndonjë lloj karantine në aeroporte. Kujdesi është i domosdoshëm, udhëtimet në vendet e Afrikës Perëndimore të prekura nga v irusi ebola rekomandohet të shmangen! Për panik nuk ka nevojë, për kujdes PO!”, ka thënë zëdhënësi i MSH-së. (koha.net)