Ebola do të zhduket në fund të vitit 2015

Epidemia e Ebolës në Afrikën Perëndimore do të zgjasë deri në fund të vitit 2015, ka vlerësuar shefi i repartit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për luftën kundër virusit, Peter Piot.

Bota

24/12/2014 13:42

Piot, i cili sapo është kthyer nga Siera Leone, ka thënë se është inkurajuar nga progresi atje dhe premtimi për terapi të reja antivirale.

Por ai ka paralajmëruar se vaksina do të merr kohë për t’u zhvilluar.

Shpërthimi i sivjetmë i Ebolës, si virusi më vdekjeprurës deri më tash, ka vrarë mbi 7,300 njerëz.

Shumica e viktimave janë shënuar në Siera Leone, Liberi dhe Guine.

Piot ka qenë njëri ndër shkencëtarët që ka zbuluar Ebolën në vitin 1976./REL/