EA zgjedh James Harden për kopertinën e “NBA LIVE 18”

Electronic Arts ka njoftuar se në kopertinën e lojës së basketbollit “NBA LIVE 18” do të jetë James Harden, ylli i Houston Rockets.

Auto & Tek

15/08/2017 15:32

Loja që do të përpiqet që të rivalizojë me “NBA 2K18”, do të lejojë përdoruesit që të krijojnë identitetin e tyre dhe të lënë gjurmë në kampionatin më të fortë dhe spektakolar në botë të basketbollit.

“NBA LIVE 18” do të jetë e disponueshme me një demo falas në Xbox One dhe PS4. Avancimi në demo do të jetë i disponueshëm edhe në video-lojë nëse do të vendosni ta blini.

Loja do të jetë e disponueshme e plotë në 15 shtator. E veçanta e saj do të jetë se për herë të parë do të ketë skuadra të basketbollit të femrave (WNBA). /Lajmi.net/