E zë gruan e shokut me dikë tjetër, e poston provën në YouTube (Video)

Në këtë video shfaqet një grua e cila ishte duke u puthur me një burrë dhe më pas ajo ballafaqohet me shokun e burrit të saj, i cili e incizon tradhtinë e saj.

Fun

12/11/2014 17:42

Djaloshi që e incizoi gjithë këtë ngjarje pretendon se është shoku më i mirë i burrit të saj dhe se ai kishte qenë në dasmën e tyre. Në fund ajo e pranon se burri me të cilin ishte duke u puthur nuk ishte burri i saj, transmeton Lajmi.net.

Gruaja turpërohet shumë nga ky akt, i cili ishte incizuar me një kamerë. Por, a e theu ai kodin e mashkullit duke e incizuar këtë tradhti?

Kur e zbuloni se shoku apo shoqja juaj më e mirë është duke u tradhtuar, është një situatë mjaft delikate – shpesh nuk je i sigurt se a t’ia thuash, apo jo.

Por, ndoshta shoku i tij i dha lejen atij për ta postuar në YouTube.

Shikojeni videon: